LAJMI I FUNDIT:

Blogeri zbulon tre dyqane false të Apple në Kinë

Blogeri zbulon tre dyqane false të Apple në Kinë

Një bloger amerikan ka zbuluar tre dyqane falsë të Apple në qytetin Kunming të Kinës.

Për të vërtetuar këtë fakt, ai ka publikuar edhe tre foto të dyqanit, ku paraqiten muret me fotografi nga pajisjet e Apple, stafi i veshur me një bluzë blu me logon e Apple dhe emri i dyqanit “Apple Store”.

Në fakt, shkruan bloger-i, muret e palyera, shërbimi dhe pajisjet fallco bien në sy menjëherë, çka të bën të dyshosh. Për më tepër që kompania e pajisjeve elektronike amerikane nuk shkruan asnjëherë “Apple Store” por vetëm “Apple”.

Ndërkohë kompania e Jobs, njofton se ka vetëm 2 filiale të saj në Kinë. Ato ndodhen në Shangai dhe Pekin. /Telegrafi/