U bllokuan 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës në Përmet, shpëtohen nga policia

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më këmbë zonën.
Ata u bllokuan në vendin e quajtur “Ura e Dashit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë nga reshjet e shiut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Policia njofton se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































