LAJMI I FUNDIT:

Blini një copëz të Hënës, në Londër po shitet meteori i rëndë 13.5 kilogramë që kushton 2.5 milionë dollarë

Blini një copëz të Hënës, në Londër po shitet meteori i rëndë 13.5 kilogramë që kushton 2.5 milionë dollarë

Një nga meteorët më të mëdhenj nga Hëna, po shitet në shtëpinë e ankandeve Christy në Londër për 2.5 milionë dollarë.

Një copëz e Hënës, që peshon mbi 13.5 kilogramë, sipas të gjitha gjasave ishte shkëputur nga sipërfaqja e Hënës gjatë përplasjes me një asteroid dhe më pas kishte përfunduar duke u rrëzuar në Sahara, transmeton Telegrafi.

I njohur si NVA 12691, konsiderohet si copëza e pestë më e madhja e Hënës që ndonjëherë është gjetur në Tokë. Në planetin tonë ka gjithsej 650 kilogramë copëza të Hënës.


“Përvoja që ta mbani në duar një copëz të një bote tjetër është diçka që kurrë nuk do ta harroni”, ka deklaruar për CNN, James Hyslop nga shtëpia e ankandeve Christy.

“Është vërtetë një copëz e Hënës. Ka madhësinë e një topi të futbollit, por paksa më i gjatë, më i madh sesa koka e njeriut”, ka shtuar ai.

Shkencëtarët e kanë të lehtë ta vërtetojnë nëse është nga Hëna, sepse krahasojnë mostrat nga copëzat e marra gjatë misioneve të fluturakes amerikane Apolo që ishte kthyer me sukses në Tokë.

“Gjatë viteve të 60-ta dhe të 70-ta, programi Apolo ka sjellë në tokë rreth 400 kilogramë të copëzave të Hënës dhe shkencëtarët mund të analizojnë mostrat me ato të copëzës që është në ankand”, ka shtuar Hyslop. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani thyen rekordin botëror të gjimnastikës me një top bowling dhe dërrasë balancuese

Amerikani thyen rekordin botëror të gjimnastikës me një top bowling dhe dërrasë balancuese

Fun
Profesori xhirohet duke bërë seks me studenten (Video, +18)

Profesori xhirohet duke bërë seks me studenten (Video, +18)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Fun
Hillary Clinton, me rroba banje dhe me ferexhe (Foto)

Hillary Clinton, me rroba banje dhe me ferexhe (Foto)

Kalo në kategori