Blicku zviceran i ka kushtuar një artikull Kosovës për rrugën se si mund të kualifikohet për në Euro 2020 dhe pengesat që i ka përballë.
Sonte do të jetë një shfaqje e madhe në Plzen, pasi Republika Çeke do të jetë nikoqir i Kosovës në takimin të vlefshëm për Kampionatin Evropian.
Bernard Challandes ka kërkuar nga lojtarët e tij që të japin më të mirë në këtë takim dhe ta shijojnë sfidën në maksimum.

‘Dardanëve’ u duhet të fitojnë sonte ndaj çekëve dhe të marrin një pikë ndaj Anglisë që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Këto dy ndeshja janë si të ngjitesh në majën e Godwin Austen (e njohur si K2 në Kinë) ose në Mount Everest”, ka thënë Challandes. “Dhe janë katër ditë pa oksigjen, Të gjithë duhet ta luajnë ndeshjen e jetës. Nëse funksionin, do të ishte një mrekulli”.

Në lidhje me këtë përballje ka folur edhe portieri i Çekisë, Vaclik që ka thënë se duhet të kenë kujdes ndaj Përfaqësues tonë.
“Forca kryesore e Kosovës është koha e tyre. Ata luajnë me zemër, me shumë pasion, Ju e ndieni atë dhe ata janë shumë krenar me vendin e tyre”, ka thënë gardiani çek.

Ai gjithashtu i vlerëson edhe lojtarët individual: “Florent Hadergjonaj, Benjamin Kololli, dhe Idriz Vocan, i njoh nga Superliga e Zvicrës, të tjerë lojtarë kanë shumë potenciale. Nuk do të jetë e lehtë për ne”.
Shansi për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian është edhe nga Liga e Kombeve për Kosovën.
Nëse tanët dështojnë të kualifikohen përmes kësaj rruge, atëherë do të kenë shansin që të kualifikohen në Euro 2020 përmes garës së re të UEFA-s, gjersa do të përballen me Maqedoninë e Veriut, Nëse e kalojë këtë, atëherë do të përballen me fituesin e sfidës Gjeorgji – Bjellorusi.
Challandes ka zbuluar po ashtu se interesimi i kosovarëve është shumë i madh për ta shikuar ekipin duke luajtur

“13 mijë bileta janë shitur për 11 minuta. Kishte mbi 100 mijë klikime për të blerë një biletë”, ka thënë strategu zviceran.
Gjendja në Grupin A: Anglia ka 15 pikë, Çekia me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë