Regjisorja e njohur shqiptare, Blerta Zeqiri, është përzgjedhur drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Nga konkursi ku në garë ishin Visar Krusha e Lum Çitaku, regjisorja e filmit "Martesa" u zgjodh personi që do të jetë në krye të QKK-së për mandatin e ri.


Lajmin e konfirmoi edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

bl2

Ky është postimi i plotë i kryeministrit (pa ndërhyrje):"Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri. Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit. Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar", ka shkruar Albin Kurti në Facebook. /Telegrafi/

bl3

bl4 Blerta Zeqiri, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku (Foto: Albin Kurti/Facebook)