Gjatë ditës së sotme (e premte) është mbajtur eventi “Miss Universe Albania & Kosova”, ku morën pjesë konkurruese të ndryshme.

Në transmetimin ‘live’ në Klan Kosova dhe Vizion Plus, është zgjedhur njëra prej tyre, e cila do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe".


Ajo e cila është përzgjedhur është Blerta Veseli, në mesin e një numri të madh të bukuroshe që u bënë pjesë e këtij kompeticioni.

WhatsApp Image 2020 09 18 at 22.27.58

Kësaj radhe prezantues të këtij eventi ishin Aludin Hamiti dhe dy bukuroshet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

Kurora për Blertën është dorëzuar nga Fatbardha Hoxha, e cila u zgjodh “Miss Univers Kosova” vitin e kaluar.

Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, pjesëmarrja e bukuroshes bionde në eventin "Miss Universe 2020" do të jetë në vitin 2021. /Telegrafi/