Ish-deputetja dhe vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e djeshme (e mërkurë).

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi, në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.


E veç kësaj, ceremonia e tyre vazhdoi në një nga vendet e famshme në kryeqytet, me miq e familjarë.

Foto: Screenshot/Instagram

Për atmosferën e këtij eventi u përkujdes këngëtari i njohur shqiptar, Denik Prizreni.

Krahas nuses me paraqitje elegante, vëmendje të madhe morën edhe kunatat e saj, dizajnerja Blerina Kllokoqi dhe motra e saj, Blerta.

Foto: Screenshot/Instagram

Kreatorja shqiptare zgjodhi një fustan ngjyrë portokalli, e Blerta në anën tjetër kishte veshur një në ngjyrë të gjelbër.

Ato e shijuan mbrëmjen dhe u panë duke kërcyer e krijuar një atmosferë të mrekullueshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Foto: Screenshot/Instagram

Foto: Screenshot/Instagram