Blero është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.


Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi bardhë e zi, ndërsa ka zbuluar titullin e këngës.

bleromuharremi 242048606 1964396347061294 6595827695192237393 n Foto: Blero/Instagram

“Hala”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e imazhit, duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Në komentet që ka pranuar Blero përkrah fotos, fansat me kureshtja e kanë pyetur për datën e lansimit të këngës.

Kujtojmë që ndonëse jo me koncertet dhe mbrëmje muzikore, këngëtari nga Mitrovica ka qenë tejet aktiv me projekte muzikore dhe këtë vit.

Kënga e fundit e Bleros “Telenovela” erdhi në bashkëpunim me Albos dhe u realizua edhe me videoklip. /Telegrafi/