Reperët e njohur shqiptarë, Ago dhe Buta, sot (e premte) sollën bashkëpunimin e tyre të parë.

“Blero” titullohet kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Projekti u punua nga Big Bang Beats, në shtëpinë e hiteve, REDBOX, teksa për muzikën është kujdesur Klajd Hoxha.

062f2359c46bce959417ccea013a46fc 1 Buta

Ndërkaq, videon muzikore e ka realizuar “Sekuencë” nën drejtimin e Alban Selimajt.

Kënga u lansua edhe në kanalin zyrtar të 'Uptown Entertainment' në YouTube dhe besohet se do ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Buta cilësohet si një ndër reperët më të veçantë të estradës shqiptare, tekstet e të cilit përçojnë shpesh mesazhe të rëndësishme.

Ai tash e disa vite vepron si artist i lirë, pasi për një kohë ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit. /Telegrafi/