Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, po vazhdon të marrë vëmendje edhe pas mbarimit të këtij reality shou.

Ai ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore, gjersa u pritën mirë edhe nga publiku.


Veç kësaj, Blerin Lajçi (emri i vërtetë) ka sfiduar veten edhe në aktrim, duke treguar një tjetër talent të tij.

Screenshot 7 26 Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti është shfaqur së fundmi në një episod të “Seriali me Gjylën”, të cilit i është bashkuar edhe ‘Sheqa’.

Ai ka zbuluar se ka aftësi edhe në aktrim, ndonëse kjo ishte veçse një pjesë e shkurtër.

Screenshot 8 24 Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, ai ka nisur tashmë edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Në edicionin e dytë të Big Brother vlen të ceket se u rendit në vend të dytë, kurse fitues u shpall Lumbardh Salihu. /Telegrafi/