LAJMI I FUNDIT:

Blej t’vendit – nisma për mbështetjen e prodhuesve vendor

Blej t’vendit – nisma për mbështetjen e prodhuesve vendor

Nisma e pavarur qytetare “Blej t’vendit” ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit për blerjen e produkteve të prodhuara në Kosovë në mënyrë që të mbështetet ekonomia.

Taksa e vendosur ndaj produkteve nga Serbia, pa paragjykim se a ishte ide e mirë apo jo, ka pasur efekt tejet pozitiv në rritjen e mbështetjes për produktet vendore dhe ky fakt pohohet nga të gjithë prodhuesit vendor me të cilët kemi kontakt të vazhdueshëm.


Kualiteti i produkteve vendore tashmë është i kënaqshëm dhe i krahasueshëm me ato ndërkombëtare dhe rajonale në shumë kategori produktesh dhe sot ata që ja duan të mirën të vendit, blejnë të vendit.

Kjo sepse duke i mbështetur prodhuesit vendor, ne ndihmojmë në rritjen e kërkesës për këto produkte dhe rrjedhimisht në uljen e papunësisë; e zbusim deficitin tregtar që Kosova e ka në raport me shtetet fqinje; dhe ndihmojmë në rritjen e ekonomisë së brishtë të Kosovës.

Megjithatë, kampanja ka nevojë për ndihmën e secilit përmes shpërndarjes së materialeve në rrjetet e juaja sociale.

Këtu mund t’i gjeni materialet e përshtatshme të cilat mund t’i ndani me miqtë tuaj.

“Blej t’vendit” është kampanjë jopolitike dhe ka për qëllim të vetëm të ndikojë në rritjen e blerjes së produkteve vendore përmes rritjes së vetëdijesimit mbi rëndësinë e këtij akti.

Mbështetja juaj është mbështetje ndaj Kosovës dhe prodhuesit vendor.

Taksa ra, por ekonomia s’ka nevojë!