Ka mbetur edhe pak kohë deri në nisjen e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse nuk ka ende një datë zyrtare të nisjes kureshtja është e madhe për personazhet që do të jenë banorë të shtëpisë së famshme dhe gjithashtu opinionistët.


Por, për këta të fundit tashmë është zbuluar njëri nga emrat që do të jetë opininoist i BBVK 2.

kgvjdfhbkdf Foto: Bledi Mane/Instagram

Sipas Prive, gazetari i njohur nga Shqipëria, Bledi Mane është opinionisti zyrtar i edicionit të dytë të 'reality-show'-t.

Ndërsa mbetet të shihet në vazhdim se kush do të jetë opinionisti i dytë përkrah Beldit.

dsjssjhsj Foto: Bledi Mane/Instagram

Kujtojmë që Mane është i njohur me formate të tilla, kjo pasi ai ishte pjesëmarrës në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/