Blake Lively humb miliona pas dramës me Justin Baldonin

Blake Lively pretendon se ka humbur mbi 150 milionë euro si pasojë e një “fushate shpifjeje” që, sipas saj, është orkestruar nga regjisori dhe ‘bashkë-aktori’ i filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.
Avokatët e aktores 38-vjeçare thanë se publiciteti negativ i shkaktuar prej Baldonit dhe ekipit të tij ka ndikuar në të ardhurat e saj si aktore, producente dhe sipërmarrëse, përfshirë rreth 52 milionë euro në paga të kaluara dhe të ardhshme.
Ata shtuan se dëmi i shkaktuar reputacionit të saj arrin në të paktën 31 milionë euro, me mbi 65 milionë përshtypje negative në internet, shkruan DailyMail.

Në dokumentet e paraqitura, Lively përmend edhe disa figura të njohura që mund të dëshmojnë në gjyq, si Taylor Swift, Emily Blunt, Hugh Jackman dhe Gigi Hadid.
Aktorja ka akuzuar Baldonin për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shpifje, duke thënë se ai e turpëroi gjatë xhirimeve të filmit.
Nga ana tjetër, Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat. Edhe pse filmi It Ends With Us pati sukses në arkat e kinemave, me mbi 325 milionë euro fitime globale, polemikat midis dy yjeve e kanë errësuar suksesin e tij. /Telegrafi/





























































