LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: E çuditshme sesi pa u konfirmuar aktakuza, dolën informacione për përmbajtjen

Blakaj: E çuditshme sesi pa u konfirmuar aktakuza, dolën informacione për përmbajtjen
Foto: Arkiv

Se Dhomat e Specializuara do të ngrisin aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi ka qenë e pritur, pasi emri i tij është përmendur edhe në raportin e Këshillit të Evropës, ka thënë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Por, ajo që ishte e çuditshme në komunikatën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e ditës se mërkurë, thotë Blakaj, është fakti se në disa lajme publike të mëhershme nga Dhomat e Specializuara është cek se informacionet nga aktakuzat janë konfidenciale deri në momentin kur konfirmohen ato.

“Ky rast nuk ishte dje”, shtoi Blakaj.


Nuk kemi parë, thotë ai, nga Tribunali i Hagës raste të tilla ku pa u konfirmuar aktakuza kanë dal informacione se çfarë përmban ajo aktakuzë.

“Pra ishte pak e çuditshme edhe gjuha në këtë komunikatë të djeshme ishte jo shumë e pritur dhe pak e habitshme. Mirëpo, fakt është se Prokuroria ka bërë hetime dhe e ka përgatitur aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit”, tha Blakaj.

Megjithatë, Blakaj thotë se Prokuroria i ka qëndrimet e veta dhe se ata e kanë një arsye pse kanë dal me emra konkret.

Ai këto komentet i ka bërë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori