LAJMI I FUNDIT:

Blair në 20-vjetorin e lirisë së Kosovës: Jemi në anën tuaj, si 20 vjet më parë (Video)

Blair në 20-vjetorin e lirisë së Kosovës: Jemi në anën tuaj, si 20 vjet më parë (Video)

Në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, përmes një video-mesazhi, të pranishmëve në Konferencën për Siguri që po mbahet në Prishtinë, u është drejtuar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një vendim i lehtë, tha ish-kryeministri britanik. Ai tha se të gjithë ishin të vetëdijshëm sesa e vështirë ishte rruga drejt përparimit dhe paqes, por, sipas tij, “kishim besimin në njerëzit e Kosovës”.

“Ka ende shumë sfida dhe se krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë dhe kërkon kurajë”, tha Blair, duke shfaqur besimin se këto sfida arrihen vetëm me një lidership të mirë.


“Kam besim se Ballkani do t’i tejkalojë sfidat dhe të merr vendin që i takon”, theksoi Blair. Qëllimi kryesor, theksoi ai, është që të arrihet deri te një paqe e qëndrueshme dhe të sigurohet vendi i shteteve të Ballkanit në Evropë.

“Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane”, tha Blair.

Blair që ka qenë ndër figurat kyçe për çlirimin e Kosovës tha se sikurse para 20 vjetëve edhe sot është pranë kosovarëve.

“Kemi qenë në anën e juaj edhe para 20 vjetësh dhe ende jemi në anën tuaj. Ju duhet që të ndërtoni vendin tuaj brenda familjeve të kombeve të Europës. Unë kam bindje se ky vizion do të jetë i plotë për qytetarët e Kosovës”.

“Ne qëndrojmë me ju, ju përshëndesim dhe ju falënderojmë ”, ka thënë Blair. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori