LAJMI I FUNDIT:

BKR debuton këtë vit edhe me linjë veshjesh për meshkuj në “Kënga Magjike”

BKR debuton këtë vit edhe me linjë veshjesh për meshkuj në “Kënga Magjike”

Brendi BKR i stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, është dëshmuar tashmë si një prej brendeve më të mira në vend.

Jo të paktë janë emrat e njohur që stilistja e njohur ka veshur ndër vite, të cilat kanë qenë kryesisht femra.


Ndërsa së fundmi, Kllokoqi-Rugova ka stiluar edhe për meshkuj të estradës, dhe njëri nga ta sapo ka bërë prezantimin në festivalin “Kënga Magjike”.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Bruno, i cili së bashku me Artiola Toskën sollën duetin e tyre të dytë, të titulluar “Digjem”.

Artisti u shfaq në skenë me një palë pantallona dhe bluzë të zezë, të stiluar enkas nga stilistja Kllokoqi-Rugova.

Në faqen zyrtare në Instagram, Bruno ka ndarë një imazh gjatë paraqitjes së sotme, ku ndër të tjerash ka falënderuar Blerinën për këtë veshje të veçantë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@iambrunooooo ne BKR

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on Nov 18, 2018 at 7:45am PST