Një biznesmen i ri mbeti i tmerruar pasi supervetura e tij me vlerë prej rreth 140 mijë eurosh u përfshi nga flakët në një autostradë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lak Sira, 22 vjeç, tha se ai pothuajse do të kishte mbetur i vdekur pasi Lamborghini Gallardo e tij u ngjit në tym ndërsa ai kaloi përgjatë M6 me të dashurën e tij të premten e kaluar.


vv2

Sipërmarrësi kishte qenë në rrugën e tij për në Londër dhe ndaloi pranë Birmingamit, West Midlands pasi vinte erë e benzinës.

Screenshot 2 23

vv1 1

Ai më pas u hodh nga supervetura e tij e “praruar me ari”, pasi dëgjoi një zhurmë të madhe dhe pa se automjeti luksoz u përfshi në flakë.

vv3

Ndërkohë, disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë mbetjet e zeza të automjetit të djegur pasi ekipet e zjarrit kanë shuar flakën.

Çfarë bie në sy është fakti se biznesmeni ka thënë se kishte paguar rreth 10,000 paund për një servil të veturës, një orë para incidentit.

vv4

Lak, i cili fiton 200,000 funte në vit duke udhëhequr një kompani tregtare online, ka fajësuar neglizhencën e garazhit dhe ka thënë se po kërkon të ndërmarrë veprime ligjore kundër tyre. /Telegrafi/