LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni nga Dubai pagoi nëntë milionë dollarë, për një targë të veçantë (Foto)

Biznesmeni nga Dubai pagoi nëntë milionë dollarë, për një targë të veçantë (Foto)

Balwinder Sahani nga Dubai, i ka paguar në një ankand nëntë milionë dollarë, për të blerë një targë.

Në tabelën identifikuese të veturës, shkruan ‘Dubai’ në dy alfabete, atë latin dhe arab, transmeton Telegrafi.

Ky biznesmen ka qenë ofertuesi më i madh, në mesin e shumë ofertuesve që donin ta kenë regjistrimin e vetëm në këtë formë.


Në Emiratet e Bashkuara Arabe, shitja e tabelave unike është shumë e popullarizuar dhe kushton shtrenjtë.

Para disa muajve, një blerës ka paguar 4.5 milionë dollarë për një targë ku është vetëm numri një. /Telegrafi/

biznesmeni-nga-dubai-pagoi-nente-milione-dollare-per-nje-targe-te-vecante-foto-2