Një ligj që parashihte futjen në treg të shumës rreth 1 miliard e 200 milionë eurosh nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës. Pritet tani që bizneset të përballen me një krizë edhe më të madhe nga masat kundër pandemisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës javën e shkuar nuk arriti të votojë një ligj të hartuar nga Qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që po përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë. Ligji parashihte mes tjerash futjen në treg të një shume prej rreth 1 miliard e 200 milionë eurosh. Ndërkohë deputetët e parlamentit kanë nisur pushimet e verës, duke përmbyllur kështu sesionin pranveror të Kuvendit.
Para kësaj situate dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për tejkalimin e problemeve politike për të siguruar miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike të vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se ky Ligj mundëson që shumë instrumente të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike të vihen në funksion të bizneseve dhe ekonomisë së vendit.
“Është momentumi që gjatë muajit shtator apo tetor më së largu pjesa më e madhe e Pakos së Rimëkëmbjes të futet në qarkullim, pra është kjo nevoja me pas masë monetare në treg në mënyrë që kompanitë me pas të kenë mundësi të funksionojnë, të ruajnë punësimin, të ruajnë raportet në mes veti fornitor, shitës, blerës dhe raportet me banka”, shkroi Rukiqi në profiline tij në Facebook.
Sipas tij, me gjithë vështirësitë që ka krijuar situata me pandeminë, javëve të fundit bizneset kanë filluar të shohin përmirësim të ekonomisë.
“Vërehet sadopak një kthim i optimizmit, vërehet një numër më i menaxhueshëm i rasteve pra nuk e kemi atë panikun e fundit të muajit korrik por ende mbeten shumë probleme që lidhen me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë pasi kemi respektim të masave dhe tash kemi ligjin për menaxhimin e COVID, të hiqen të gjitha kufizimet nga ekonomia me kushtin për respektimin e masave, pra të hiqen të gjitha kufizimet për të gjithë sektorët dhe po ashtu për lëvizjet e qytetarëve”, shkruan ai.
Në Kosovë në shumë qytete akoma është në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me COVID-19. Kjo situatë ka bërë që bizneset të kenë probleme të mëdha të shitjes.
Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, thotë se Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk duhet të shërbejë vetëm si levë për të rifilluar ekonominë, por për ta ndërtuar një ekonomi të së ardhmes, që mbështetet në digjitalizim dhe ekonomi të gjelbër.
“Si pasojë e pandemisë, por edhe e masave të ndërmarra për parandalimin e saj, shumë punëtorë kosovarë humbën vendet e tyre të punës. Instituti GAP në raportin ‘Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës’ thotë se vetëm në muajin prill 2020 janë regjistruar 32,377 punëkërkues të rinj. Për t’u përballur më lehtë me ndikimin negativ të COVID-19 në shëndetësi e ekonomi, kërkohet qeverisje më e ndërgjegjshme dhe efektive, kërkohen veprime të shpejta por të menduara mirë dhe mbi të gjitha bashkëpunim gjithpërfshirës dhe konstruktiv. Duke lënë anash kritikat, dallimet në ideologji, inatet e ndasitë, të gjithë duhet të ulen rreth një tavoline për ta përkrahur shëndetësinë dhe ekonominë”, shpjegon Hasani.
Sipas saj, “në një situatë të rënduar politike, ku politikëbërësit dhe ligjvënësit janë përqëndruar në diskutime të ashpra rreth dialogut me Serbinë, ekonomia është në prag të kolapsit”.
Hasani e vë theksin tek problemi me likuiditetin.
“Shumica e bizneseve janë duke operuar nën pikën e rentabilitetit. Me rifillimin e pagesave të kësteve, kamatave dhe tatimeve është rënduar edhe më shumë likuiditeti edhe i kompanive më të mëdha në vend – e mos të flasim për bizneset e vogla. Kriza e vërtetë i ka goditur bizneset tani. Tre muajtë e ardhshëm do të jenë vendimtare për mbijetesën e bizneseve”, thotë ajo.
Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, rikujton se, “bota siç e njihnim para virusit nuk ekziston më. Kjo pandemi ka goditur aq fortë, saqë nuk ka se si të mos lë pasoja afatgjata”.
“Pandemia e ka zhytur botën në kohën më të errët e më sfiduese me të cilën është ballafaquar ndonjëherë. Në ekonomi ka shkaktuar turbulenca të përmasave aq të mëdha, sa që pritet të lerë pasoja më të thella se ato të Depresionit të Madh të viteve të 30-ta. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tkurrje të ekonomisë botërore prej 3 për qind këtë vit – një zbritje prej 6.3 pikë përqindje vetëm për katër muajtë e fundit. Sipas Financial Times, borxhi i qeverive në nivel botëror ka arritur tashmë nivelin e tij më të lartë në kohë paqeje e krahas saj po rritet edhe papunësia”, përfundon ajo. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës