Bizneset e vogla rurale në Maqedoni me vështirësi për të depërtuar në treg (Video)

Rajoni i Pellagonisë që në një panair në Shkup është paraqitur me emrin “Motor i i ri ekonomik” ku bizneset e vogla kishin nxjerrë produktet e tyre, ku mbizotëronin ushqimet, por nuk mungonin as punimet e dorës.
Vizitorët nuk ngurronin të provojnë nga ushqimet tradicionale të Pellagonisë në mesin e të cilave padyshim dominonin ëmbëlsirat.
Larisa Lauçeska Vergoska merr pjesë në panairin e rajonit të Pellagonisë. Ajo thotë se këso panaire janë më se të nevojshme për promovimin e bizneseve të vogla.
“Për momentin, në shtëpi jam duke përgatitur kavanozë me ëmbëlsira që janë një farë lloj bonbonierash unikatë. Kjo gjë, njerëzve u vjen shumë interesant, por aktualisht reklamimin e këtyre e bëj vetëm nëpërmjet faqes së Fejsbukut”, u shpreh Larisa Lauçeska Vergoska për TV21 Maqedoni, Pjesëmarrëse në panair.
Atanas Dimitrov, koordinator i projektit të USAID për zgjerim të bizneseve të vogla, thotë se ky është panairi i dytë me radhë i organizuar, qëllimi i të cilit është që nëpërmjet të ekspozimit të produkteve të realizojnë bashkëpunim me kompani dhe klientë të mundshëm.
“Besojmë që në Maqedoni ka potencial për zhvillimin e bizneseve të vogla. Për këtë arsye mundohemi që sipërmarrësve të vegjël dhe të mëdhenj artizanalë t’iu ndihmojmë që prodhimet e tyre t’i sjellin në Shkup. Konsiderojmë se mënyra më e mirë për të siguruar zhvillimi i këtyre bizneseve që veprojnë në rajone të izoluara, është që atyre t’u mundësohet të shesin në një treg më të madh, si për shembull në Shkup dhe dalëngadalë në tregje ende më të mëdha”, tha Atanas Dimitrov, Koordinator i projektit të “USAID”.
Daniela Cvetanovska kryetare e një organizate jo-fitimprurëse thotë se vështirësitë kryesore që kanë bizneset e vogla është konkurrenca nga se kompanitë e mëdha nuk lejojnë që biznese më të vogla të futen në treg, për shkak se ato e kanë primatin, sa i përket sasisë së prodhimit.
“Shpeshherë, bizneset e vogla shpërfillen nga firmat e mëdha. Sipas meje, kjo ndodh për shkak të sasisë së prodhimeve që ata i nxjerrin në treg, sepse, realisht, firmat më të vogla nuk janë në gjendje të nxjerrin në treg sasi të njëjtë prodhimesh, krahasuar me firmat e mëdha. Por sa i takon cilësisë së prodhimeve të firmave më të vogla, e them me përgjegjësi se ajo është shumë më e mirë, se e firmave më të mëdha, të paktën këto firma që ndodhen sot këtu”, tha Daniela Cvetanovska, Drejtuese OJQ-je.
Ky panair është i mbështetur nga USAID – dhe i ndihmuar financiarisht nga Ambasada Zvicerane. Panairi në “Dhomën publike” do të zgjasë për 2 ditë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi