Nga atentati në Las Vegas gjetën vdekjen 58 vetë dhe u plagosën më tepër se 500 të tjerë. Stephen Paddock, atentantori, vdiq gjithashtu. Motivet për veprën e tij janë ende të paqarta. Këto janë faktet e publikuara zyrtarisht.
Por njëkohësisht me këto lajme morën dhenë edhe një sërë thashethemesh dhe lajmesh të rreme. Si për shembull se ishte islamist si pretendon skena e djathtë, apo radikal i majtë që urren Trumpin. Kishte dhe lajme që ai nuk kishte qenë vetëm, por se kishte pasur dhe një ndihmës. Si dëshmi për këtë ofrohen video të turbullta nga portali “The People´s Voice” dhe askush nuk pyet për saktësinë e tyre apo për autorin.
Këto lajme klikohen shumë më tepër se sa lajmet e mediave serioze të bazuara tek faktet dhe përhapen më tepër. Por përse ndodh kjo? Një studim i London School of Economics and Political Science (LSE) tregon spektrin e gjërë të fake news. Ndër to sipas studimit nuk bëjnë pjesë vetëm lajmet e rreme, por edhe lajmet e njëanshme, që e drejtojnë vëmendjen në një drejtim të caktuar. Po ashtu në fake news bëjnë pjesë edhe thashethemet.
Si përhapen fake news?
Në rastin e incidentit të Las Vegasit akuzohen gjigantë të tillë si Google, Facebook dhe Twitter që nuk kanë bërë sa duhet për t’i kufizuar lajmet për këtë, apo se madje i kanë përhapur ato. Kështu personat që kërkonin lajme përmes Google lidheshin me një link me faqen 4chan, e cila njihet për përhapje informacionesh të gabuara në raste aktesh terroriste apo incidentesh.
Producentët profesionalë të lajmeve të rreme arrijnë të depërtojnë tek alogaritmet e Google, Facebook-ut etj. dhe ti rendisin lajmet e tyre që të dalin të parat, kur dikush kërkon.
Fitimet nga gënjeshtrat
Me lajme të rreme mund të fitosh shumë para. Një nga faqet e shumta në Darknet, ofron p.sh. për 200.000 dollarë përgatitjen e një fushate, e cila mund të provokojë dhe shkaktojë protesta massive. Për të diskredituar një gazetar mjaftojnë 55.000 dollarë. Paketa përmban profile të rreme dhe grupe në rrjetet sociale që botojnë lajme të rreme dhe likes dhe retweets për t’i përhapur ato sa më shpejt.
Po ashtu sipas studimit të London School of Economics and Politics burim tjetër fitimi është reklamimi on-line i një artikulli tërheqës nga ana vizuale. Përbajtja e tij nuk ka rëndësi dhe me ndihmën e alogaritmeve ai përhapet shumë shpejt.
Përse funksionojnë fake news?
Sociopsikologia Catarina Katzer thotë se njerëzit sot përballen përmes mediave dhe rrjeteve sociale me shumë lajme dhe nuk kanë kohë të thellohen në përmbajtjen e tyre. Njerëzit lexojnë vetëm 10-15% të lajmeve që përhapen on-line, lajmet e tjera nuk i lexon kush. Dhe njerëzit i seleksionojnë lajmet sipas strukturave të tyre metale dhe u besojnë lajmeve të rreme pa i verifikuar, sepse ato ndoshta i përgjigjen botëkuptimit të tyre. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova