LAJMI I FUNDIT:

Bislimi thotë se Tahiri “në stilin e një banditi” e ka kërcënuar e ofenduar, deputeti i PDK-së: Akuza të pabaza

Bislimi thotë se Tahiri “në stilin e një banditi” e ka kërcënuar e ofenduar, deputeti i PDK-së: Akuza të pabaza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kërcënuar, sharë e ofenduar.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se këto kërcënime, të shara e ofendime Tahiri i ka bërë ndaj tij kur mikrofoni ishte i ndalur.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.


I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Tahiri, i cili këto akuza të Bislimit i quajti të pabaza dhe për të njëjtin tha se “është në gjendje të rëndë psikike”, raporton Telegrafi.

“Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”, deklaroi Tahiri.

Në mbrojtje të Bislimi doli ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën pas Tahirit dhe pohoi pretendimet e zëvendkryeministrit se është ofenduar e kërcënuar nga deputeti i PDK-së.

“Isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që tha zëvendëskryeministri Bislimi se pas mbylljes së mikrofonit duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin. Ftoj Prokurorinë sepse kishte edhe kërcënim, jo vetëm gjuhë joparlamentare. Ftoj Prokurorinë ta marr shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhues”, tha Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori