Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka thënë se duhet të kujdesemi që dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 të jetë më i vogël.
Ai duke folur për Pakon Fiskale Emergjente të krijuar nga qeveria, ka shtuar se një pjesë të kësaj pakoje do të mbështetet me financimet nga jashtë.
“Kur flasim për pakon dhe vlerën e saj prej 179.6 milionë euro, por duhet të shikohet edhe pjesa tjetër që reflektohet me rënie të të hyrave buxhetore. Parashikimet që po bëhen për ndikimin në ekonomi variojnë me një marzhë gabimi me qindra përqindje, për arsye se askush nuk e di sa do të zgjat kriza dhe rrjedhimisht nuk ka logjikë të miratohet pako afatgjate kur nuk e dimë sa do të jetë dëmi ekonomik. Ne duhet të përkujdesemi që dëmi ekonomik të jetë më i vogël si për këtë gjeneratë apo gjeneratat e ardhshme”, tha Bislimi, shkruan Telegrafi.
Ai tregoi se një pjesë e kredive nuk mund të merren në këtë kohë pasi sipas tij, Kuvendi ka vendosur ta bllokojë qeverinë në adresimin e nevojave.
“Jemi duke u munduar që një pjesë të madhe të pakos ta mbështesim me financim nga jashtë dhe për këtë kemi kërkuar kredi nga jashtë. Fatkeqësisht një pjesë të kredive nuk kemi mundur t’i marrim në këtë kohë, pasi që Kuvendi ka vendosur ta bllokojë qeverinë në adresimin e nevojave”.
“Ne e kemi marr një kredi prej Fondit Monetar në vlerë prej 51.6 milionë euro dhe fatmirësisht kjo kredi nuk ka nevojë të shkoj në Kuvend. Mirëpo, fondi i Bashkimit Evropian prej 25 milionë euro që është mjaftë i rëndësishëm për Fondin për Garantimin e Kredive është bllokuar nga Kuvendi. Mesazhi im është që në vend të bllokadës t’i bashkojmë energjitë me qëllim që ta kalojmë sa më shpejtë këtë krizë, mirëpo harroni që mund ta bllokoni qeverinë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025