Biskota më të mira të cilat mund t’ia jepni edhe fëmijëve janë ato të cilat i gatuani vetë nga përbërësit e zgjedhur... Përbërësit:- 100 g miell integral, - 85 g lajthi të bluara, - 85 gramë kokrra të thërrmuara tërshëre, - 70 g mjaltë, - 2 lugë kakao, - 1 banane të pjekur, - 1 të bardhë të vezës, - 4–5 lugë lëng portokalli, - 1 lugë e vogël sodë buke, - 2 lugë ujë të nxehtë.Përgatitja:

Nxeheni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, lajthitë dhe grimcat e kokrrave të tërshërës.


Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë, të bardhët e vezës dhe lëngun e portokallit.

Treteni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur.

Shtoni përbërësit e njomë dhe të thatë dhe përzieni derisa të përftoni tretje të njëtrajtshme.

Me lugë nxirrni tretjen dhe bëni topa të mëdhenj dhe vendosni në tepsi të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje dhe shtypni pak që të sheshohen.

Piqni në furrën e nxehtë 10 – 15 minuta, transmeton Telegrafi.