LAJMI I FUNDIT:

Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ   

Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ   

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin ka komentuar përbërjen e re qeverisëse në Serbi.  

Emërimin në kabinet të personave që janë në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e ka quajtur si befasi.

“Kjo është qeveri e vazhdimësisë nuk ka emra të rinj dhe befasuese është se kanë hyrë dy emra që janë nën sanksione amerikane, Aleksandar Vullin dhe Nenad Popoviq”, thotë Biserko.


Ajo tha gjithashtu se nuk ka asgjë të re në drejtimin që pritet të marr Serbia, në raport me integrimin evropian.

“Nuk ka risi as se në ç’drejtim do të shkoj Serbia, a është integrimi evropian rruga që do të ndjek Serbia, e që gjykuar në çdo gjë, nuk është, bazuar në aktivitetet e fundit diplomatike. Në Këshillin e Sigurimit  dhe Këshillin e Evropës, Serbia vazhdon të eksponohet jashtëzakonisht anti-evropiane, para se gjithash sepse mbështetet tek Rusia dhe përkrahjen e saj në OKB, për të penguar miratimin e Rezolutës për Srebrenicën. Po ashtu e shfrytëzoi Rusinë  lidhur me raportin për Kosovën”, thotë Biserko.

Sipas saj, trendi autoritativ në Serbi po vazhdon edhe duke forcuat lidhjet me Hungarinë, Kinën dhe Rusinë.

Kështu Biserko thotë se sfidë e vetme për Qeverinë mund të jetë ndihma e paralajmëruar e BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh, si mbështetje për reformat në Ballkanin Perëndimor.

“Pyetja është se si do të sillet tash perëndimi. Ata  kanë ashpërsuar qëndrimin ndaj Serbisë, veçmas pas Banjskës dhe po përpiqen të pengojnë çfarëdo eskalimi, duke pasur parasysh potencialin e dëshmuar në rastin Banjskë”, ka thënë Sonja Biserko. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori