Poezi nga: Erich Fried Përktheu: Maksim Rakipaj

- Ç’ke bërë atëhere
që s’duhej ta kishe bërë?
- Asgjë.


- Çfarë s’ke bërë pra,
që duhej ta kishe bërë?
- Plot gjëra duhej
të kisha bërë.

- Dhe përse nuk i bëre?
- Sepse kisha frikë.
- Përse kishe frikë?
- Sepse nuk doja të vdisja.

- Vdiqën të tjerë
meqë ti nuk doje të vdisje?
- Besoj se po.

- Ke ndonjë gjë për të shtuar
për çka s’ke bërë?
- Një pyetje: Po ti, ç’do të kishe bërë,
sikur të ishe në vendin tim?

- Këtë nuk e di
dhe s’mundem të të gjykoj.
Por them këtë:
nesër askush prej nesh
s’ka për të mbetur gjallë
nëse edhe sot,
rrimë duarkryq.