Biraghi dhe Dalbert arrijnë për teste mjekësore, gati zyrtarizimi te klubet e reja

Mbrojtësit e majtë Cristiano Biraghi dhe Dalbert kanë mbërritur për të përfunduar lëvizjet e tyre përkatëse në Inter dhe Fiorentina.
Biraghi u paraqit në zyrat e Komitetit Olimpik Italian (CONI) në Milano për t'i kryer testet mjekësore me Interin në mëngjesin e sotëm përpara se të finalizojë huazimin e tij.
Marrëveshja gjithashtu përfshin një mundësi blerje për Nerazzurrët, e cila raportohet të jetë vendosur në shifrën e 12 milionë eurove.
Reprezentuesi italian ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Interin me vlerë rreth dy milion euro, në rast se qëndrimi i tij bëhet i përhershëm.
Te Fiorentina, në drejtim të kundërt do të shkojë Dalbert, i cili ka pranuar të huazohet pa opsion blerje.
25-vjeçari tani është në Firence dhe i është nënshtruar gjithashtu testeve mjekësore, përpara se të vinte stilolapsin në letër. /Telegrafi/










































