Bimët lëshojnë tinguj kur janë nën stres: Të paktën kështu pretendojnë shkencëtarët

Kur bimët janë nën stres, ndër të tjera, ato lirojnë tinguj. Kështu thotë studimi i fundit, megjithëse askush nuk e di se si
Kur janë nën stres, bimët mund të ndryshojnë aromën, ngjyrën ose formën e tyre.
Shkencëtarët i shpjegojnë këto ndryshime duke thënë se ato sinjalizojnë rrezik për bimët e afërta ose i joshin kafshët që mund t’i ndihmojnë ato të mbrohen kundër dëmtuesve.
Studimi i fundit tregoi se ato lëshojnë një lloj tjetër sinjali në formën e tingujve.
Edhe pse ky është një territor ende i panjohur dhe vetë fenomeni nuk është hetuar plotësisht, biologia evolucionare Lilach Hadany nga Universiteti i Tel-Avivit shpjegon se ne nuk mund t’i dëgjojmë ato, transmeton Telegrafi.
Bima e parë që Hadany regjistroi, duke përdorur një mikrofon tej zanor, ishte një kaktus në laboratorin e saj gjashtë vjet më parë, por ajo nuk mund të përjashtonte që tingulli që zbuloi ishte bërë nga diçka tjetër në mjedis. Studimet e mëparshme kishin treguar se bimët bënin dridhje, por nuk dihej nëse këto dridhje u bënë valë zanore në ajër.
Domatja dhe duhani si objekt i studimit të ri.
Studiuesit vendosën bimë duhani dhe domate në kuti, të montuara me mikrofona tej zanor që regjistrojnë në frekuenca midis 20 dhe 250 kiloherz (frekuenca maksimale që mund të dallojë veshi i një njeriu të rritur është rreth 16 kilohertz.) Disa nga bimët kishin prerë kërcell ose nuk ishin ujitur për pesë ditë dhe të tjera ishin të paprekura.
Ekipi zbuloi se bimët lëshonin tinguj në një frekuencë prej 40 deri në 80 kilohertz, dhe kur kondensoheshin dhe përktheheshin në një frekuencë që njerëzit mund të dëgjojnë, zhurmat ishin paksa të ngjashme me zhurmën kërcitëse.
Tingujt e bimëve u ngjajnë klikimeve dhe një bimë individuale e stresuar lëshon rreth 30-50 tinguj të tillë në orë në intervale në dukje të rastësishme, ndërsa bimët pa stres lëshojnë shumë më pak tinguj.
Edhe pse kërkimi u fokusua në këto dy bimë, për shkak të lehtësisë së rritjes dhe standardizimit të tyre në laborator, ekipi hulumtues regjistroi edhe një sërë speciesh të tjera bimore, si gruri, misri, kaktusët dhe hardhia, dhe zbuluan se ato lëshonin më shumë tinguj.
Si nxjerrin tinguj bimët?
Mekanizmi i saktë pas këtyre zhurmave nuk është i qartë, por studiuesit spekulojnë se mund të jetë për shkak të formimit dhe shpërthimit të flluskave të ajrit në sistemin vaskular të bimës, një proces i quajtur kavitacion.
Është gjithashtu e paqartë nëse bimët prodhojnë këto tinguj për të komunikuar me organizmat e tjerë apo jo, por fakti që këto tinguj ekzistojnë ka implikime të mëdha ekologjike dhe evolucionare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Melilla - një qytet i Bashkimit Evropian ku shumë njerëz duan të hyjnë, por nuk munden: Ja pse

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa