Billy Ray Cyrus thuhet se është e fejuar me këngëtaren Firerose, rreth pesë muaj pasi gruaja e tij prej 28 vitesh, Tish Cyrus, bëri kërkesë për divorc.

Artisti i “Achy Breaky Heart”, 61 vjeç, besohet se është fejuar me këngëtaren, e cila është parë me një unazë të madhe diamanti kohët e fundit, sipas The US Sun.


Billy Ray dhe Firerose punuan me njëri-tjetrin në një këngë të vetme vitin e kaluar të titulluar “New Day”, shkruan DailyMail.

62906729 11260715 The latest Billy Ray Cyrus is reportedly engaged to singer Firer a 75 1664410303558

Billy dhe Firerose - mosha e të cilës nuk dihet - janë parë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin në një numër postimesh në të dyja llogaritë e tyre në Instagram.

Billy Ray është baba i pesë fëmijëve me Tish Cyrus, 55 vjeçe, - vajzat Brandi, Miley dhe Noah, dhe djemtë Trace dhe Braison.

62906733 11260715 The romantic relationship could impact Billy Ray s relationship  a 76 1664410303559

Marrëdhënia romantike mund të ndikojë në raportin e Billy Ray me këngëtaren Miley Cyris, sipas gazetës, e cila raportoi se babai dhe vajza nuk ndjekin më njëri-tjetrit në Instagram në mes të tensionit.

Shtimi i tensionit është 'konfuzioni' sa i përket edhe afatit kohor se kur ai dhe Firerose filluan të takoheshin me njëri-tjetrin.

61976925 11171679 Splitsville Billy Ray and Tish Cyrus announced they had split in a 36 1662124716411

Në dosjen e saj të divorcit në fillim të këtij viti, Tish tha se ajo dhe Billy Ray nuk kishin bashkëjetuar për më shumë se dy vjet.

“Billy është më i lumtur se sa ka qenë për një kohë të gjatë me Firerose”, tha një burim.

“Ka pasur probleme në martesën e tij për një kohë. Ai dhe Tish kanë qenë në një marrëdhënie të komplikuar për pjesën më të mirë të një dekade, por gjërat kishin mbaruar për ca kohë përpara njoftimit në prill”, tha tutje ky burim.

61976923 11171679 Mom in the middle The rest of the family are hoping the rift bet a 37 1662124716489

Megjithatë, jo të gjithë e shohin vendimin e tij për të vazhduar me romancë të re kaq shpejt. Ka pasur disa tensione me Mileyn, gjë që është e trishtueshme për t'u parë, por të gjithë shpresojnë se do të jenë në gjendje ta kapërcejnë atë së shpejti.

Firerose lindi dhe u rrit në Sydney të Australisë dhe u transferua në Los Angeles në moshën 19-vjeçare, sipas një raporti të vitit 2021 nga Main Street Nashville.

Këngëtarja më parë kishte deklaruar se ajo dhe Billy Ray shkruan këngën e tyre “New Day” përmes Zoom gjatë pandemisë, duke e quajtur atë "një këngë shprese për një ditë të re për çdo njeri që po kërkon, arrin dhe lutet për një ditë të re". /Telegrafi/