Katër persona humbën jetën dhe të paktën 60 tjerë mbetën të lënduar, kur një “billboard” u shemb si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë goditur Mumbain në Indi.

“Billboardi” përfundoi mbi një pompë të derivateve në lindje të kryeqytetit indian, duke i zënë dhjetëra persona, transmeton Telegrafi.


“Deri më tani 60 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital për trajtim. Katër kanë ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga autoritetet komunale.

“Billboardi” i shembur ka parametra 70 me 50 metra, thuhet në kumtesën e policisë së Mumbait në platformën X.

Ndryshe, Mumbai është goditur ditëve të fundit nga erërat e fuqishme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi rëre. /Telegrafi/