Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur bregdetin spanjoll, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


Luana kujdeset që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme, nga çastet e këndshme që po shijon atje.

luanavjollca 295982459 756566658879768 8999594417934989274 n

Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi, ku dukej mjaft atraktive e veshur në bikini të zeza.

Megjithëse ishte në plazh, Vjollca u kujdes që të kishte aksesorë me vee, pasi kishte vënë në qafë një varëse të artë me simbolin e kryqit.

luanavjollca 295467270 357825193211925 9036873210406613014 n

E njëjta gjithashtu e plotësoi dukjen e saj me një orë në dorën e saj të majtë dhe një palë syze dielli të errëta.

luanavjollca 295785378 1202679223919501 7646039887173134989 n 1

Luana përndryshe është duke shijuar së fundmi suksesin e dy bashkëpunimeve të saj më të fundit, “Pele pele” me Rayvannyn dhe “Nuk o ka ma qet” me MC Kreshën. /Telegrafi/

luanavjollca 295488547 410985811091604 3410864216672496182 n