LAJMI I FUNDIT:

BIK: Sulmi ndaj imamit të Lupçit, sulm ndaj xhamisë dhe xhematit

BIK: Sulmi ndaj imamit të Lupçit, sulm ndaj xhamisë dhe xhematit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar sulmin e kryer tre persona ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç i Poshtëm, Zeqir Berisha.

Në reagimin e BIK-ut thuhet se sulmi ndaj imamit është sulm edhe ndaj xhamisë dhe xhematit.

“Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar. Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.


Tre persona rrahin rëndë imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës
Lexo po ashtu Tre persona rrahin rëndë imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës

“Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se imami i xhamisë së fshati Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur mbrëmë nga tre persona, të cilët janë arrestuar.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori