LAJMI I FUNDIT:

Bien nga shkëmbi në mënyrë misterioze 13 lopë (Foto)

Bien nga shkëmbi në mënyrë misterioze 13 lopë (Foto)

Në një fshat që ndodhet afër Valais të Zvicrës, 13 lopë kanë rënë në mënyrë misterioze, nga një shkëmb i lartë 50 metra.

Derisa njëra ka shpëtuar gjallë, të gjitha kanë ngordhur, ndërsa nuk dihet arsyet pse ato kaluan disa ndalesa dhe kërcyen, transmeton Telegrafi.

Sipas të gjitha gjasave, ato janë frikësuar nga ndonjë qen apo ujk, por këto kafshë në rast rreziku shpërndahen dhe nuk shkojnë në grup sikur bëjnë delet.

Livadhi ku kanë qëndruan lopët para se të bien

Meqenëse asnjëra prej tyre nuk ka shenja sulmi në trup, del se nuk janë ndjekur nga askush.

Hetuesit janë duke u marrë me rastin e komplikuar, që pronarëve të kafshëve iu ka kushtuar rreth 20 mijë euro.

Ndryshe, e vetmja lopë që ka shpëtuar po trajtohet te veterineri, ndërsa ka lëndime të mëdha trupore. /Telegrafi/