LAJMI I FUNDIT:

Bie ekonomia e vendeve të Amerikës Latine

Bie ekonomia e vendeve të Amerikës Latine
world economy slowing down

Komisioni i Ekonomisë për Amerikën Latine dhe Karaibet, si dhe Organizata për bashkëpunimin dhe zhvillimin Ekonomik publikuan në Cartagena të Kolumbisë një raport mbi parashikimin e ekonomisë latinoamerikane për vitin 2017.

Sipas raportit, gjendja ekonomike e vitit 2016 në vendet e Amerikës Latine nuk është optimiste, pasi ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Raporti parashikon se me ndikimin e tkurrjes së fortë të ekonomisë së Brazilit dhe Venezuelës, GDP-ja në shtetet e Amerikës Latine dhe Karaibet shënoi ulje nga 0.9% deri në 1%.


Sipas raportit, ndërsa në vitin 2015 afro 7 milionë banorë të Amerikës Latine jetonin në varfëri në 2 vitet e ardhshëm parashikohet që numri i të varfërve të arrijë në 25 -30 milionë banorë. Në raport bëhet thirrje për shtimin e investimeve në arsim, shtimin e vendeve të punës dhe krijimin e bazës për zhvillim. /Telegrafi/