Presidenti amerikan deklaroi se Izraeli i ka paraqitur Hamasit një marrëveshje trefazore për t’i dhënë fund luftës në Gaza që do të fillonte me “armëpushim të plotë” gjashtëjavor.
Është një marrëveshje “që i sjell të gjithë pengjet në shtëpi, sjell siguri për Izraelin, krijon një ditë më të mirë pas Gazës pa Hamasin në pushtet dhe vendos skenën për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët njësoj”, pohoi Joe Biden.
“Izraeli ka ofruar tani një propozim të ri gjithëpërfshirës. Është një udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve. Ky propozim ka arritur te Hamasi përmes Katarit”, thotë lideri amerikan.
“Ky propozim i ri ka tre faza: Faza e parë do të zgjasë gjashtë javë. Ai do të përfshinte një armëpushim të plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës, lirimin e një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar, të plagosur në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë”, thotë Biden, duke vënë në dukje se pengjet amerikane do të ishin ndër ata që do të liroheshin në këtë fazë të parë, shkruan timesofisrael.
“Përveç kësaj, trupat e pengjeve që janë vrarë do t’u kthehen familjeve të tyre, duke sjellë njëfarë mbylljeje në pikëllimin e tmerrshëm. Civilët palestinezë do të kthehen në shtëpitë dhe lagjet e tyre në të gjitha zonat e Gazës, përfshirë në veri; dhe ndihma humanitare do të rritet me 600 kamionë në ditë”, shtoi ai.
Gjatë fazës së parë gjashtëjavore, Izraeli dhe Hamasi do të “negociojnë marrëveshjet e nevojshme për të arritur në fazën e dytë, e cila është një fund i përhershëm i armiqësive”, thotë Biden.
Presidenti amerikan pranon se ky raund i negociatave do të jetë i vështirë dhe thotë se propozimi në tryezë do të lejojë që faza e parë të zgjatet përtej gjashtë javësh me kusht që të vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe Hamasit.
SHBA, Egjipti dhe Katari do të punojnë për të siguruar që këto bisedime të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje.
Pasi të finalizohen këto kushte, mund të fillojë faza e dytë, e cila do të sjellte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelite, përfshirë ushtarëve meshkuj. Forcat izraelite gjithashtu do të tërhiqen nga Gaza gjatë kësaj faze, thotë Biden.
“Për sa kohë që Hamasi i përmbush angazhimet e tij, armëpushimi i përkohshëm do të bëhet i përhershëm”, thotë Biden, duke cituar tekstin e marrëveshjes së propozuar.
“Më në fund, në fazën e tretë, do të fillonte një plan i madh rindërtimi për Gazën dhe trupat e fundit të pengjeve që janë vrarë do t’u kthehen familjeve të tyre. Kjo është oferta që tani është në tryezë”, përfundoi Biden.
Ndryshe, Izraeli ka filluar një ofensivë ushtarake në territoret palestineze më 7 tetor pasi Hamasi kreu një sulm terrorist ndaj civilëve izraelitë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit