Biden shfaqet në publik për herë të parë që nga diagnostikimi me kancer

Ish-presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga njoftimi i fundjavës së kaluar se ishte diagnostikuar me kancer në prostatë, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij Robert Hunter Biden II në shkollën e mesme Salisbury në Connecticut.
Fotot e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza e Biden, Ashley, tregojnë ish-presidentin dhe gruan e tij duke festuar diplomimin e nipit të tyre me familjen.
“Urime Hunter - jemi shumë krenarë për ty", shkroi ajo.
Diagnoza ka rindezur debatin mes demokratëve rreth shëndetit dhe moshës së Bidenit, veçanërisht pasi përkon me botimin e një libri të shkruar nga Jake Tapper (CNN) dhe Alex Thompson (Axios), i cili shqyrton shëndetin dhe gjendjen njohëse të Biden gjatë fushatës presidenciale 2024.
Ndryshe, familja e Biden e ka mbrojtur vazhdimisht ish-presidentin kundër pretendimeve se shëndeti i tij fizik ose mendor ishte dëmtuar gjatë kohës që ishte në detyrë. /Telegrafi/




















































