Bibiana Steinhaus do të jetë gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë në Bundesligë.

Ajo është 38-vjeç dhe është oficere e policisë. Bibiana është emëruar një prej aktor gjyqtarëve të ri që do të gjykojnë në Bundesliga në sezonin 2017-18.


Ajo gjykon ndeshje në nivele më të ulëta në gjashtë vitet e fundit.

"Për të gjithë ne, një ëndërr është bërë realitet. Duhet të shikohet para dhe të punohet”.

bibiana 1 Nuk i kursen kartonët e kuq

Ajo do ta gjykojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve për femra mes Lyon dhe Paris St-Germain në Cardiff me 1 qershor.

Edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e ka bërë publik lajmin dhe pret që të ketë sa më shumë gjyqtare femra.

bibiana 2 Pjesë e Bundesligas nga sezoni i ardhshëm

"Shpresojmë që gjyqtarja e parë femër në Bundesliga të jetë iniciativë që shumë femra të reja të futen dhe ta provojnë vetën”, ka thënë  presidenti DFB, Reinhard Grindel.

bibiana 3 Ajo punon si police

Ajo në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë në të kaluarën ishte bërë pjesë e një momenti qesharak kur një lojtar e preku pa dashje gjoks, gjë që kishte bërë xhiron e botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app