LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Grubi cenoi seriozitetin e Korridorit 8

Bexheti: Grubi cenoi seriozitetin e Korridorit 8

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti deklaroi se seriozitetin e Korridorit 8 dhe 10-D e cenoi zëvendëskryeministri Artan Grubi me qasjen e tij jo transparente.

“Mendoj se është diletantizëm politik që lejohet një korridor i tillë që do të ndërtohet e që d zgjasin me vite se nuk mund të ndërtohen brenda natës, e gjithë kjo lënia e hapësirës për dyshime të tilla, mendoj që nuk i bën nder as korridoreve dhe as aktorëve që thirren se janë kontribuuesit e ndërtimit të këtyre korridoreve”, deklaroi në emisionin “Rruga drejt” Blerim Bexheti, Sekretar organizativ i BDI-së.

Sipas Bexhetit, po të ishte më transparente procedura, askush nuk do të ishte kundër Korridoreve 8 dhe 10-D.


“Mendoj se ky korridor ka pasur mënyrën e duhur që të sqarohet dhe askush të mos jetë kundër. Të gjitha ligjet në Kuvend dhe të gjitha vendimet në Qeveri do të ishin të pranueshme nga të gjitha palët që të realizohej sa më mirë ky korridor”, tha Blerim Bexheti.

Gur themeli i Korridorit 8 u vë më 4 prill, ndërsa të premten Qeveria do të vendos gur themelin e Korridorit 10-D. Sipas marrëveshjes, projekti kap vlerën e 1.3 miliardë eurove, me mundësi që shuma e tillë të rritet akoma. Afati i realizimit është gati 5 vjet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori