LAJMI I FUNDIT:

Beteja e Haradinajt për Demarkacionin

Beteja e Haradinajt për Demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë para vetes Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për miratimin e së cilës nevojiten së paku 80 vota të ligjvënësve.

Megjithatë, kalimi i kësaj marrëveshjeje do të varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse do të votojnë pro apo kundër Demarkacionit.


Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca do të mbahet të enjten, por nuk ka dashur të komentojë nëse ka arritur t’i sigurojë edhe votat e deputetëve serbë, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë shprehur se nuk e votojnë një marrëveshje të tillë për dallim nga partia tjetër opozitare LDK, e cila ka premtuar se do ta votojë Demarkacionin.