Tash e pesë ditë, Komuna e Preshevës është vënë në kërkim të Besnik Osmanit, për fatin e të cilit askush nuk di asgjë, që nga data 24 mars e këtij viti.
Familjarë, miq e qytetarë janë paraqitur vullnetarisht për të ndihmuar për ta gjetur, por deri më tani nuk asnjë gjurmë për të. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë për Telegrafin se deri më tani kanë nisur të gjitha procedurat për kërkimin e tij dhe janë njoftuar autoritetet në Kosovë e Serbi, por ende nuk kanë marrë asnjë informacion.
Besnik Osmani nga Presheva, i lindur me 12.05.1978, që prej datës 24 mars rezulton i zhdukur.
Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij.
Siç është bërë e ditur, kontakti i fundit i tij ishte pika kufitare Muçibabë, Kosovë-Serbi rreth orës 17:00.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë për Telegrafin se deri më tani me gjithë përpjekjet që kanë bërë, ende nuk kanë asnjë informacion për fatin e Besnik Osmanit.
“Si shtab komunal për situata të jashtëzakonshme, prej momentit që jemi njoftuar me rastin e zotëri Besnik Osmanit, kemi marrë masa përkërkimin e tij. Rastin e kemi paraqitur tek të gjitha institucionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e tij si dhe kemi apeluar te qytetarët tonë që për çdo informacion të paraqiten te kujdestaria e shtabit komunal, por edhe në policinë lokale”, tha Arifi.
Ndër të tjera, Arifi bëri të ditur se një grup qytetarësh nga Presheva, për disa ditë me radhë e kanë kërkuar Besnik Osmanin, por që fatkeqësisht nuk kanë arritur ta gjejnë, duke mbetur kështu fati i tij në dorën e policisë lokale në Presheve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Ka pasur edhe një angazhim të qytetarëve, të rinj e të moshuar që kanë dal vullnetar për të kërkuar zotëri Besnik Osmanin, disa ditë e kanë kërkuar por pa sukses, është rasti i cili na ngarkon në këtë moment kur po përballemi edhe me COVID-19 dhe jemi të shqetësuar. Por, tani përgjegjësia më e lartë është në policinë lokale dhe ministrinë e Punëve të Brendshme sesa tek ne”, tha Arifi për Telegrafin.
Ditë më parë, bashkëshortja e Besnikut, Vjollca Osmani në një prononcim për Telegrafin ka treguar rreth largimit të bashkëshortit të saj nga shtëpia dhe humbjes së kontaktit me të, tashmë që gjashtë ditë.
“Më 24 mars, burri ka dashtë me shku në Preshevë për arsye se ai ka qenë financier në bibliotekën “Mehet Isufi” në Preshevë. Disa kolegë e kanë thirr edhe i kanë tregu se një sistem i punës po ndryshon shkaku i gjendjes së pandemisë dhe po duhet me marrë një pajisje. Edhe pse unë insistova mos me shku, ai më tha se nuk mundet mi lënë njerëzit pa rroga, tha po e thërras drejtorin e bibliotekës që me ma leshu një leje qarkullimi, mirëpo drejtori me sa kuptova unë i tha që nuk ka mundësi me ba një gjë të tillë…”, tha Osmani.
Osmani më tej vazhdon rrëfimin duke treguar se bashkëshorti nuk i ishte lajmëruar as që ka arritur në kufi.
Vjollca më tej thekson se pasi kanë kaluar 24 orë, ka shkuar në stacionin policor në veri në Vranjevc të Prishtinës dhe e ka paraqitur rastin.
Besniku kishte tentuar ta kalojë kufirin Kosovë-Serbi në fshatin Muçibabë, por pa sukses.
Bashkëshortja e tij, Vjollca tregon se në këtë vend pas disa kërkimeve që i kanë bërë disa nga banorët e kanë gjetur veturën e Besnikut.
Ajo në fund pati një kërkesë për autoritet shqiptare dhe serbe.
“Ne si familje kërkojmë nga të dy anët që të na konfirmojnë që Besniku është diku”, ka thënë Vjollca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht