LAJMI I FUNDIT:

Besnik Berisha ndodhet në QKUK, avokati i tij thotë se seanca gjyqësore pritet të mbahet aty

Besnik Berisha ndodhet në QKUK, avokati i tij thotë se seanca gjyqësore pritet të mbahet aty

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur të mbahet seanca gjyqësore ndaj gjashtë të arrestuarve në aksionin e djeshëm, ndërsa po mungon i arrestuari i shtatë, avokati Besnik Berisha.

Ky i fundit është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i Berishës, Naim Rudari, i cili ka thënë se seanca ndaj klientit të tij pritet të mbahet në QKUK.


Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe të tjerëve, Policia jep detaje
Lexo po ashtu Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe të tjerëve, Policia jep detaje

‘Po, klienti në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore dhe seanca ndaj tij pritet të mbahet aty pas pak minutave. Nuk kemi marrë njoftim zyrtar nga gjykata në lidhje me këtë, por po presim‘, ka thënë Rudari, duke mos pranuar të japë më shumë detaje për gjendjen e Berishës.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi gjatë dirës se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Berisha dhe gjashtë të tjerëve me inicialet N.Xh., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Për të pandehurin Besnik Berisha ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave‘ dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori