Pasi KF Feronikeli u sanksionua nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës me pezullimin e stadiumit në Drenas, klubi pejan i ka ofruar kampionit fushën e vetë.

“Ne si klub i hapëm dyert për t’i dal ne ndihmë dhe për t’i mundësuar që në një stadium me kushte të volitshme të zhvilloj ndeshjen e fundit kampionate”.


“Gjithashtu këtë gjest ishim të obliguar ta bëjmë shkaku edhe i pritjes vëllazërore që na bënë neve zyrtarët dhe komplet klubi i Feronikelit”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e skuadrës pejane. /Telegrafi/ 

 
telegrafi sport app