Nga Lëvizja BESA kanë reaguar pas djegies së veturës së zv/kryeministrit Artan Grubit gjatë ditës së djeshme ku thonë se Grubi nuk duhet të derdhë lot krokordilli, por të dal dhe të jep llogari.
”Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve: A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë hesape me të? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri Ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krimi, korrupsion të liderit të BDI- së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë zëvendëskryeministrja Gërkovska.
Dhe e treta, fakti që veturën e tij luksoze e ka regjistruar në emër të tjetër kujt, Artan Grubi duhet të japë llogari edhe sa prona të tjera të tij i ka të fshehura në emër të tjetërkujt, të familjarëve të tij dhe njerëzve tjerë të besueshëm. Nëse Grubi nuk e bënë këtë, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse si Komisionit për Anti Korrupsion dhe Prokurorisë publike që të fillojnë hetimet për Artan Grubin në bazë të kompetencave të tyre.
Ne si Lëvizje BESA nuk besojmë se kjo ngjarje të ndodh rastësisht, vetëm disa orë pas daljes në media të nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ku shpalosi informata të rela lidhur me dyshimet për krim dhe korrupsion të liderit dhe familjes së Ali Ahmetit si dhe informatave të reja që vazhdimisht i shpalosin mediat. Për ata që 20 vite në pushtet po e rrjepin popullin, nuk kushton asgjë djegia e një veture për të devijuar vëmendjen
nga problemet reale të qytetarëve.
Po ashtu edhe ASH dhe funksionarët e saj, duhet të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari pse heshtën për të gjithë dyshimet për krim që dalin për BDI-në dhe liderin e saj dhe u bënë të gjallë kur duhej të mbrohet Artan Grubi.
I bëjmë thirrje udhëheqësve të ASH-së të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe mbështetësve të tyre dhe jo të Artan Grubit. Dhe për fund, shpresojmë që Artan Grubi, me ndihmën e ASH-së, në vend që të luajnë rolin e viktimës, të dalin në opinion dhe ti sqarojë arsyet për djegien e veturës” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit