LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll

Besa Famgas mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka mësuar kundërshtarin e radhës për rrethin e tretë në Kupën Evropiane.

Skuadra nga Peja do të takohet me atë rumune, Potaissa Turda, me shortin që u tërheq të hënën pasdite në Vjenë.

Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi se ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani.


Skuadra pejane, Besa Famgas, në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës. Ndeshjen e parë në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola dallim, por të dielën në Pejë, Besa fitoi me shtatë gola dallim, 29:22.

Skuadra kosovare tani e kërkon suksesin edhe në raundin e tretë, por nuk do ta ketë lehtë. Skuadra nga qyteti Turda ishte fituese e Kupës Sfiduese në vitin 2018.

Potaissa Turda vjet ishte ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës Evropiane. Në vitin 2017, Turda ishte përballur me Trepçën dhe i kishte fituar dy ndeshjet në Mitrovicë.

Është prej skuadrave më të forta në Kupën Evropiane. Por pejanët do të japin më të mirën për ta kaluar edhe një skuadër të fuqishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori