Bernardo Silva është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester City dhe pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Në afatin e fundit kalimtar emri i tij u lidh fuqishëm me Juventusin, ndërsa mesfushori portugez ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij.


Së fundmi Silva ka folur për të ardhmen e tij, duke mos e mohuar largimin nga Man City në fund të sezonit.

“E di saktësisht se çfarë do të bëj, por tani nuk është koha për t'u përqendruar në këtë. Duhet të bëj çmos dhe ta kthej klubin aty ku i takon. Kemi pasur shumë kapitenë që janë larguar, por u takon atyre që kanë më shumë përvojë t'ua kalojnë këtë lojtarëve më të rinj", deklaroi Bernardo Silva.

Javët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth të ardhmes së portugezit, i cili gjithashtu është i tunduar nga një ofertë në Ligën Profesionale Saudite.

Nga ana tjetër, Benfica nuk e ka hequr dorë nga ideja e një kthimi në “shtëpinë” e tij portugeze.

Përveç Juventusit, interesim për Bernardo Silvën kanë shfaqur edhe Barcelona dhe disa klube të mëdha nga kampionati arab, duke e bërë situatën e mesfushorit një nga më të ndjekurat në tregun e transferimeve këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app