Bernard Berisha ndëshkohet me të kuq ndaj Zenitit (Video)

Futbollisti kosovar Bernard Berisha nuk ka pasur një ditë të mirë sot në elitën e futbollit të Rusisë.
Ai u ndëshkua me karton të kuq në humbjen prej 0-1 që skuadra e tij Anzhi e pësoi nga Zeniti, transmeton Koha.net. Berisha u ndëshkua me dy kartona të verdhë, në minutën e 9 dhe 90.
Berisha duke shkuar në tunel, pasi u ndëshkua me karton të kuq, e goditi reklamën, çka shfaqte më së miri nervozizmin e tij, transmeton Koha.net.
Anzhi është në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Anzhi 0-1 Zenit - Highlights - Russia - Premier... by HereWeBet

Nga
Telegrafi
07/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































