Berlusconi i hidhëruar në gruan e tij

Veronica Lario, aktore 52-vjeçare, ka konfirmuar se kërkon divorc për t’i dhënë fund martesës 19-vjeçare me Berlusconin, pasi është e lodhur me faktin se burri i saj ndjek femra të tjera.
Por, kryeministri 72-vjeçar është i shqetësuar për akuzat që ka bërë gruaja ndaj tij, rreth ‘shoqërimit me të mitura’. Divorci befasues vjen vetëm një muaj para se Berlusconi të fillojë të luftojë për zgjedhjet e reja.
“Me sa duket paskam shëtitur rrotull me, siç tha gruaja ime, një vajzë 17-vjeçare. Ajo është diçka e cila nuk mund të ngjitet. Unë jam mik i babait (të vajzës) dhe asgjë më shumë. Veronica do të duhet të më kërkojë falje publikisht. Dhe nuk e di nëse kjo do të mjaftojë”, ka shtuar Bersluconi.
Nga
Telegrafi
04/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































