LAJMI I FUNDIT:

Berisha reagon pas deklaratës së Lavrovit për Ballkanin e Hapur: Dënoj aktin antikombëtar të Ramës në mbështetje të këtij projekti ruso-serb

Berisha reagon pas deklaratës së Lavrovit për Ballkanin e Hapur: Dënoj aktin antikombëtar të Ramës në mbështetje të këtij projekti ruso-serb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratave të shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se Rusia mbështet Ballkanin e Hapur si nismë e Serbisë.

Duke e quajtur Ministrin e Jashtëm rus si  Goebelsin e Vladimir Putinit, Berisha ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se “Lavrov i del zot Ballkanit te Hapur si projekt rus!”

“Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjakësor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit te Hapur”, ka thënë Berisha.


Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar
Lexo po ashtu Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar

“Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama, vasal i Aleksander Vuçiç, me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosi Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë”, ka shtuar Berisha.

Sipas kreut të PD-së, konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”.

“Me këtë rast përshëndes përzemërsisht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën më të madhe aktin antikombëtar, antieuropian te Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij të projektit ruso-serb të Ballkanit te Hapur”, ka përmbyllur postimin Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori