Steven Bergwijn ditë më parë i është bashkuar skuadrës londineze Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i talentuar holandez u largua nga PSV Eindhoven për tu transferuar te Spurs për 30 milionë euro.


E qysh në ndeshjen e tij debutuese në Ligën Premier, Bergwijn realizoi gol në fitoren e Spurs 2-0 ndaj kampionit në fuqi Manchester City.

Holandezi ka thënë pas ndeshjes se e ka bërë realitet një ëndërr që kishte duke debutuar me gol në kampionatin anglez.

"Për mua është e pabesueshme, është një ëndërr e realizuar në debutimin tim", ka deklaruar Bergwijn.

GettyImages 1203588044 Steven Bergwijn. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

"Si fëmijë kam ëndërruar të luaj në Ligën Premier, kështu që debutimi me gol është diçka e jashtëzakonshme për mua", vazhdoi Bergwijn.

"Vërtetë jam shumë i lumtur për golin që shënova dhe fitoren që e morëm", përfundoi holandezi.

22-vjeçari erdhi te Spurs për ta zëvendësuar kapitenin e lënduar Harry Kane, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025. /Telegrafi/

telegrafi sport app