Trajneri i Paris Saint-Germainit e ka krahasuar bullgarin me sulmuesin e tij kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit shkëlqeu në fitoren mesjavës kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve duke marrë kështu edhe lëvdatat e Blanc.


“Berbatov është shumë i rëndësishëm për Monacon, meqë është shumë i fortë teknikisht, i mençur dhe i mundëson skuadrës që të shkojë përpara”.

“Ai është një lojtar me rëndësi që i sjell qetësi skuadrës së tij, sepse rrallëherë e humb topin dhe e shfrytëzon mençurinë gjatë gjithë kohës”.

“Berbatov është një lojtar i rëndësishëm për Monacon, aq sa është Ibrahimovici për ne”, ka deklaruar Blanc. /Telegrafi/

telegrafi sport app